Tifozi strugan me shqiponjë në fytyrë merr pasaportë shqiptare! Jeton në Zvicër!
Besmir Limani djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës i cili jeton në Winthertur të Zvicrës, i njohur për faktin se në çdo ndeshje të Kombëtares pikturon në fytyrë flamurin shqiptar, ka marrë pasaportën e Shqipërisë.
Ai ka publikuar disa foto nga një takim me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Taulant Balla ndërsa shkruan:
“I nderuari Ministër të falënderoj publikisht për realizimin e ëndrrës për pajisjen me pasaportë shqiptare.
Në Gjermani Euro 2024 unë Besmir Limani “Fytyra me shqiponjë” udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi”, shkruan ai.