Rajon - Botë

Tifozët shqiptarë e kanë rrahur djalin e Vuçiqit në Gjermani, reagon vetë Vuçiqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një adresim për media të hënën ka folur edhe për incidentin e para një jave afër Gelsenkirchen, ku u zhvillua ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë.

“Unë e dua djalin tim, ai nuk e turpëroi babanë e tij”, tha fillimisht Vuçiq.

Edhe pse për incidentin pati versione të ndryshme, herë u tha se ndodhi mes serbëve dhe anglezëve e herë mes shqiptarëve dhe serbe, Vuçiq akuzon shqiptarët.

“Kanë qenë kryesisht shqiptarë, tifozë të Schalkes, i kanë sulmuar me karrige. Ishte interesante qasja policisë gjermane që kërkoi arrestimin e tifozëve serbë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur e sulmojnë me karrige dhe shishe”, tha ai.

“Ata u ulën të qetë dhe po hanin. Ishte e vetmja kafene me flamur serb dhe kjo i shqetësonte. Unë e dua djalin tim. Ai nuk e turpëroi babanë e tij në asgjë”, ka pretenduar Vuçiq.

Ja video nga incidenti në fjalë e publikuar në mediumet angleze: