BallinaMaqedoni

Thirret në polici 40 vjeçari që dyshohet se kërcënoi me mesazh Bilall Kasamin

Një banor 40 vjeçar i fshatit Trebosh me iniciale J.V. dje në ora 11.30 është ftuar në SPB Tetovë i dyshuar se e ka kërcënuar me mesazh në telefon kryetarin e Tetovës, Bilal Kasami.

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar se për J.V. ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “rrezikim të sigurisë”.

Dyshohet se e kërcënuar pardje, ndërsa është denoncuar dje rreth orës 10:30 në SPB Tetovë nga kryetari i Tetovës, Kasami dhe një orë më vonë është thirrur në polici.

Po merren masa të mëtejshme për zbardhjen e plotë të rastit.