Maqedoni

Thellohet bashkëpunimi mes Mepso-s dhe Universitetit “Nënë Tereza”

Në këtë drejtim nga tre rritet në gjashtë numri i bursistëve që do të financohen nga MEPSO për studime në Universitetin “Nënë Tereza”, ndërsa gjithashtu do t’u mundësohet edhe punë praktike në kompaninë tonë studentëve të shkencave teknike. Kjo bëhet me qëllim që studentët njohuritë e fituara teorike t’i forcojnë me aftësi praktike. Ndërsa pasi që praktika është pjesë kyçe e formësimit profesional është shqyrtuar edhe mundësia që në të ardhmen të mbahen ligjerata praktike nga espertët e MEPSO-s në UNT.

Bashkëpunimi në fjalë u definua sot në takimin e Drejtorit Gjeneral të MEPSO-s, z. Orhan Murtezani, me Rektorin e Universitetit “Nënë Tereza” Prof. Dr. Izet Zeqiri.