Thaçi: PDSH do ketë dy pozita të sigurta për deputetë në njësinë numër 6
Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë ka vendosur të pranojë ofertën e BDI-së për koalicion në zgjedhjet parlamentare më 8 maj.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se ai do të jetë i katërti një njësinë e gjashtë zgjedhore, ndërsa do të ketë edhe vendin e nëntë në po të njëjtën njësi zgjedhore.
Thaçi tha se marrëveshja mes tij dhe Ali Ahmetit do të nënshkruhet të hënën në Tetovë. BDI-ja do të nënshkruaj marrëveshje për koalicion edhe me Partinë Demokratike Evropiane të Arjanit Hoxhës.