Thaçi: Nëse PDSH del vet, do të jetë forca e dytë politike
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk tregoi saktë nëse do të jetë pjesë e të ashtuquajturit “Fronti Europian”, përcjell TV21. Thaçi thotë se partitë duhet të jenë të palëkundura në qëndrimet e tyre për integrimin sa më të shpejtë në BE.
“Kjo duket shumë e lehtë kur e them, shumë e butë, por pas kësaj ka shumë vështirësi, ka shumë llokuma, shumë akullore, shumë Apasieva, shumë Mickoska, shumë oferta të pushtetit, mendoj se ne kemi qenë të palëkundshëm në këtë drejtim”, tha mes tjerash Thaçi.
Thaçi tha se si parti janë konstruktiv për bashkëpunim, por që nuk e përjashtojnë mundësinë që të shkojnë vet në zgjedhje.
“Ne jemi maksimalisht konstruktiv, por sigurisht jemi të përgatitur të ballafaqohemi vet në zgjedhje me cilindo qoftë, e keqja e këtyre zgjedhjeve është që BDI-ja është favorit absolut, unë mendoj, parashoh, nëse PDSH del vet, do të jetë forca e dytë e politike e shqiptarëve të Maqedonisë dhe sigurisht do t’i zhvendos prej politike këta të cilët u paraqitën para disa viteve dhe sot përfunduan në 8-9 grupacione politike”, pohoi Thaçi./tv21.tv