Thaçi: Mbrëmë ishte një teatër i madh, qeveria do të udhëhiqet nga Zaev
Kreu i PDSH-së dhe deputeti nga kjo parti, Menduh Thaçi në një prononcim për “Sloboden Peçat” lidhur me ngjarjet e djeshme për shumicën e re parlamentare tha se është një teatër i madh, për ata që nuk mund të udhëheqin procesin politik në vend.
– Ky është një tjetër teatër i madh i atyre që realisht nuk kanë fuqi të udhëheqin proceset politike në vend. Aktorët e djeshëm që i pamë në foton me Mickoskin, thjesht ia vendosin zarin Zaevit. Ndoshta pa e ditur, por ata e bëjnë atë një platformë për rikthimin e tij. Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Zaev. “Nuk njoh person tjetër në LSDM me kapacitete më të mëdha se Zaev”, tha Thaçi për Sloboden Pecat.