Teuta Arifi: Dua edhe një mandat tjetër për Tetovën
Kandidatja e BDI-së për kryetare në komunën e Tetovës, nga radhët e BDI-së, Teuta Arifi, edhe sot vazhdoi takimet zgjedhore për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ajo premtoi se 4 vitet e ardhshme do të angazhohet edhe më shumë në përmirësimin e kushteve arsimore për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe përfshirjen e tyre të rregullt edhe në shkollat e mesme.
“Kjo është një nevojë për familjarët, për familjet me fëmijë të cilët e kanë këtë nevojë, mirëpo koncepti ynë i inkluzivitetit, i përfshirjes së rregullt të këtyre fëmijëve në procesin e rregullt mësimor, është një aspekt dhe një Program I yni të cilin ne gjithsesi do e vazhdojmë edhe më tej edhe me planin tonë që kemi që gjatë katër viteve të ardhshme këtë program ta vazhdojmë edhe në shkollat e mesme.”,- tha kandidatja për kryetare në komunën e Tetovës – BDI, Teuta Arifi.