TETOVË: RINGJALLET “ILIRIDA”
LËVIZJA “ILIRIDA” SYNON REGJISTRIMIN SI PARTI POLITIKE
Të riafirmohet dëshira e shqiptarëve që ishte shprehur në Referendumin e vitit 1992 ishte qëllimi I Debatit me temë “Republika e Iliridës – Zgjidhje fundamentale e funksionimit të barazisë në RMV” që u mbajt në Tetovë.
Nga Lëvizja Ilirida, sic njofton KlanM, thonë se 30 vite jemi dëshmitarë të sakrificave që I tejkaluam për të bashkëqeverisur me popujt tjerë në Maqedoni, por sipas tyre, kjo bashkëqeverisje nuk I dha rezultatet e dëshiruara dhe se është koha e fundit për ndryshime.
NEXHAT BEXHETI – KRYETAR I LËVIZJES “ILIRIDA”
“Që të ndryshohet pozicioni dhe statusi I shqiptarëve në RMV, pasi jemi popullatë me shtrirje kompakte dhe numër të madh demografik, që me normat ndërkombëtare, Kartën e OKB-së dhe dokumentet e Helsinkit neve na takon të kemi qeverisje autonome dhe ta kemi Republikën e Iliridës e cila është shprehje e vullnetit të qytetarëve shqiptarë”
Nga Lëvizja “Ilirida” sic njofton KlanM, thanë se tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit që kjo lëvizje të regjistrohet si parti politike për të marrë pjesë edhe në zgjedhje. Nëse I fitojnë zgjedhjet, sic shprehen, do ta formojnë Parlamentin e Iliridës.
NEXHAT BEXHETI – KRYETAR I LËVIZJES “ILIRIDA”
“Të arrijmë deri te regjistrimi si parti politike dhe ta marrim pjesë në zgjedhjet dhe në fushatën zgjedhore do ta parashtrojmë kërkesën e federalizimit të shtetit dhe nëse I fitojmë votat e qytetarëve, me automatizëm do ta themelojmë edhe Parlamentin e Iliridës I cili do të funksionojë si Republikë e dytë në kuadër të RMV-së”
Sipas Lëvizjes “Ilirida” ngjarje e sotme paraqet një riaktivizim publik që në të ardhmen ideologjia të ngritet në popull dhe sic njofton KlanM, që, popullata ta kuptojë se situata e mjerueshme në të cilën sot gjenden shqiptarët mund të tejkalohet vetëm me themelimin e Republikës së Iliridës si shtylla e dytë në këtë shtet.