Tetovë/ Për 4 ditë 30 raste të reja me Covid-19, më shumë se Shkupi
Sipas covid-statistikës ditore, në katër ditët e fundit, nga gjithsejt 56 infektime të reja në nivel të vendit me COVID-19, në Tetovë janë shënuar, më shumë se gjysma prej tyre – 30 raste. Nuk dihet nëse lloji “indian” apo ai “jugafrikan” është shkaktari për rritjen e numrit të infektimeve në Tetovë.
Nga Qendra për Shëndet publik para disa ditëve kishin konfirmuar se tek dy qytetarë të Tetovës rastësisht ishte zbuluar varianti “indian”, pasi kishin bërë testin PCR për t`u kthyer në Gjermani. Dy personat janë të së njëjtës familje dhe nuk kanë simptoma.
Ndërkohë priten rezultatet e analizave në AMSHA nëse katër banorë tjerë të Tetovës janë të infektuar me llojin “jugafrikan” të virusit. Sipas ekspertëve dy mutacionet janë më infektuese se lloji britanik.
Ndryshe, lloji “indian” deri tani është konfirmuar tek 10 persona. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë I vaksinuar.
Sipas OBSH-së, pikërisht ky variant dominon në botë, sic ishte rasti gjatë pranverës me mutacionin britanik.