Tetovë, mal me mbeturina gjithandej nëpër lagje
Edhe pas marrjes së kompanisë austriake-sllovene për menaxhimin e mbeturinave në Tetovë, Tetova assesi të pastrohet nga mbeturinat dhe deponitë që krijohen gjithandej nëpër lagje.
Edhe pse vetëm muri i ndan nga shkolla fillore Goce Delçev, këtu është krijuar një mini deponi nga banorët e lagjes por edhe vetë shkolla. Ndërsa autoritet nuk arrin dot të zgjedhin problemin me mbeturinat.
Qytetarët ankohen se Tetova nuk është e pastërt ashtu siç duhet dhe kërkojn nga autoritet që të kete angazhim më tepër.
“Mesatarisht, siç duhet të jetë por mir është.”, tha një qytetar.
“Deri diku po, por jo edhe shumë.Duhet të jetë pak më mirë pastërtia por këtu shohëm shumë mbeturina,duhet komuna të interesohet për do gjëra.”, theksoi një qytetar.
“Mesatarisht jemi të kënaqur, mir tha shoku. Edhe pak më mirë mundet.” – u shpreh një qytetar.
Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se arsye për grumbullimin e mbeturinave ka qenë tranzicioni nga ndërmarrja publike në atë private. Sipas tij penges dhe vonesa ka pasur shkaku i procedurave administrative- burokratike dhe teknike që kanë marrë kohë dhe kanë pamundësuar që të funksionojnë në kohë në teren.
“Unë vlerësoj se ditëve të fundit veç më është eliminuar ai problem, ka qenë problem në fazën e tranzicionit të përgjegjësive nga ndërmarrja publike në kompaninë private. Kemi punuar bashkërisht gjatë gjithë kësaj periudhe për eliminimin e të gjitha pengesave që janë paraqitur që nga Deponia Rusino e cila kishte kufizime në pranimin e mbeturinave deri në organizimin e regjistrimit të të gjithë atyre pajisjeve të cilat i kish kompania private dhe të cilat ishin procedura të pakuptimta të regjistrimit të kamionëve dhe të cilat nuk mund të dilnin në komunikacion pa qenë të regjistruara në emër të ndërmarrjes së re deri te pengesat burokratike të hapjes së llogarisë që zgjasin me ditë këtu te ne.” – tha Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, transmeton TVM2.
Përndryshe Kasami tha se këto pengesa tani janë tejkaluar dhe se ndërmarrja private do të bëjë largimin e mbeturinave nga kontejnerët, tretuaret dhe nëpër gjitha lagjet e qytet.
Ndërsa njoftoi se të punsuarit e kësaj ndërmarrje do të transferohen në një objekt të ri në fshatin Pallçist, me cka do të kenë kushte shumë më të mira se sa ku kanë qëndruar me vite deri më tani.