September 19, 2024
Maqedoni

Tetovë, katër gra e rrahin një grua tjetër 32-vjeçare

MPB ka njoftuar se me datë 02.09.2024 në ora 22:00 në SPB-Tetovë, S.Ç. (32) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 20:45 para objektit ku banon, pas një debati të shkurtër verbal ka qenë e sulmuar fizikishte nga A.I., N.I. dhe dy femra tjera të cilat nuk i njihte. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe do të vijojë parashtresa përkatëse.