Tetovë: Kapen shtatë persona pa certifikatë vaksinimi në lokale
Sektori për Punë të Brenshme Tetovë njoftoi se në këto dy ditë, gjatë kontrollit të 20 objekteve hotelierike, zyrtarët policorë dhe inspektorët e tregut kanë zbuluar shtatë persona nga Tetova pa certifikatë vaksinimi kundër Covid-19.
“Me datë 10 dhe 11 dhjetor, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontrolle në objektet hotelierike në zonën e SPB Tetovë dhe kanë kontrolluar 20 objekte në të cilat janë gjetur shtatë persona të cilët nuk posedonin certifikatë për vaksinim.” njoftuan nga SPB Tetovë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës, si dhe parashtresat përkatëse për objektet ku janë gjetur personat.