Tetovë, gruas së punësuar në kazino ia grabisin çantën me para
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një grua nga Tetova, e punësuar në kazino, ka raportuar se në parkingun e kazinosë nën kërcënim një person ia ka marrë çantën me para nga qarkullimi ditor, përcjell TV21.
“Më 09.05.2024 në orën 12.00 në SPB-Tetovë, 37-vjeçarja A.K. nga Tetova ka raportuar se rreth orës 08.20 tek parkingu pas kazinosë ku ajo punonte, një person i panjohur nën kërcënim i kishte marrë çantën me para nga qarkullimi ditorë në kazino. Janë marrë masa për të pastruar çështjen”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.