June 23, 2024
Maqedoni

Tetovë, gabim në evidentimin e viktimave nga koronavirusi, ishte 60 e jo 19 vjeç

Autoritetet shëndetësore në Tetovë njoftojnë se gjatë evidentimit të viktimave nga koronavirusi brenda 24 orëve është bërë gabim në moshën e njërës prej viktimave. Koordinatori i qendrës për trajtim të koronavirusit në Tetovë ,Gëzim Nuredini njofton se Klinika ka bërë gabim gjatë evidentimit të numrit amë të viktimës, gjegjësisht nuk bëhet fjalë për viktimë të moshës 19-vjeçe por për një grua të moshës 60-vjeçe./Alsat