Maqedoni

Tetovë: Filloi prishja e objekteve për hapjen e bulevardit “Blagoja Toska”

Në Tetovë sot filluan të prishen objekte në vendin ku duhet të vazhdojë bulevardi “Blagoja Toska”, për çka mjete vetëqeverisja lokale mori nga Qeveria.

Bëhet fjalë për programin TAV me të cilin 23 komuna, mes të cilave edhe Tetova, morën para për realizimin e projekteve infrastrukturore.

Logo

Lajme

Kosovë

Botë

Euro 2020

Sport

Futboll

Magazina

Cult

Ekonomi

Femra

Stili

Shëndetësi

Kuzhina

Auto

Teknologji

Fun

Telegrafi Jobs

Arkiva

Marketing
Më interesantet nga sporti
COVID-19 në Kosovë dhe botë
Më të lexuarat nga rubrika rozë
Për një shëndet më të mirë
Lajmet nga vendi dhe bota
Femra, stil dhe trende
Për ju adhurues të veturave
Të fundit nga teknologjia
Moti në Kosovë
LAJME / MAQEDONI
Tetovë: Filloi prishja e objekteve për hapjen e bulevardit “Blagoja Toska”
Foto: AIM
Foto: AIM

11 min
Në Tetovë sot filluan të prishen objekte në vendin ku duhet të vazhdojë bulevardi “Blagoja Toska”, për çka mjete vetëqeverisja lokale mori nga Qeveria.

Bëhet fjalë për programin TAV me të cilin 23 komuna, mes të cilave edhe Tetova, morën para për realizimin e projekteve infrastrukturore.

“Filloi prishja e objekteve për hapjen e trasesë në pjesën e parë të bulevardit “Blagoja Toska”. Ky aktivitet është planifikuar të zgjasë 1 muaj, dhe më pas do të fillojnë punimet për ndërtimin e këtij bulevardi shumë të rëndësishëm për qytetin”, informuan nga Komuna e Tetovës.

Për këtë projekt, Tetova mori 43 milionë denarë. Është paraparë të prishen tetë shtëpi me dëmshpërblim të përshtatshëm.

Bulevardi “Blagoja Toska” do të vazhdohet tek Spitali klinik përmes urës në lumin e Shkumbinit në drejtim të bllokut banesor 70. Nga i njëjti program qyteti do të marrë mjete edhe për rregullimin e kejit të lumit të Shkumbinit.