Tetovë, drejtoresha me kërkesë: “Vajzat të Mos Vijnë Me Midis Cullak E Gjoksin Jashtë!”
Vajzat të mos vijnë me midis cullak e gjoksin jashtë”. Është kjo porosia dhe urdhëri që dha profesoresha në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, Ilvije Ziberi Jashari, ua ka dhënë kolegëve të saj në grupin e tyre në viber, përcjell Flaka. Kjo porosi ka arritur deri te “Mollëkuqja” përmes burimeve jo zyrtare, me shqetësimin se trupi i vajzave të mitura vazhdon të seksualizohet dhe objektivizohet ende në shkollat tona. Ky urdhër është ende më i pakuptimtë për vetë faktin që vajzat dhe djemtë në këtë gjimnaz paguajnë me para nga xhepi i tyre uniformat që ua mbulojnë plotësisht veshjen.
Kjo është porosia e plotë:
“Kolegë ndoshta ju lodha pak por do të keni kujdes pak edhe te veshja e vajzave sepse shoh që disa nuk respektojnë rregullat e veshjes (nuk guxojnë të vijnë me midis cullat e gjoksin jashtë)” Çdo njëra që ju kundërshton do ta udhëzoni te unë që më pastaj t’i thirret prindi!”
Sipas „Mollëkuqja” tendenca për të shtuar kontrollin mbi veshjen e nxënësve konsiderohet si tendencë për të pasur kontroll absolut mbi trupin e tyre dhe është diskriminuese sepse ju referohet vetëm vajzave. Kjo porosi i bën vajzat të besojnë se diçka nuk është në rregull me trupin e tyre dhe i njëjti mund të jetë “shkak” ngacmimi apo provokimi. Mesazhe dhe urdhëra të tilla ushqejnë kulturën që akuzon viktimën dhe jo dhunuesin. Në vend që të edukohen djemtë, kufizohen vajzat.