Tetovë dhe Gostivar: Gjoba për 22 shoferë për parregullsi teknike të automjeteve
SPB Tetovë informon se dje në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit është zbatuar aksion i veprimit për kontrolle teknike të automjeteve të cilat kryejnë transport publik të udhëtarëve.
Nga SPB Tetovë thonë se ka gjoba për 22 automjete të parregullta, si dhe sanksione për kundërvajtje kontestuese në komunikacion.
“Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 22 automjete të parregullta, gjegjësisht kundërvajtje. Pjesa më e madhe e tyre – 12 kishin frena të parregullta, tek dy automjete është konstatuar parregullsi në pajisjet e drejtimit, ndërsa tek tre automjete parregullsi në pjesë të tjera”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Automjetet e parregullta menjëherë janë shkyçur nga komunikacioni, ndërsa janë sanksionuar dhe 13 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore.