Tetovë, 98 për qind e pacientëve të shtrirë në spital janë me oksigjeno-terapi
Në Tetovë, një familje e tërë ka humbur betejën me koronavirusin. Babai, nëna dhe e bija e tyre 36-vjecare, para disa javëve, kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga COVID-19. Ata nuk kanë qenë për t`u kontrolluar në covid-qendrën e Tetovës dhe kanë ndërruar jetë në shtëpi. Sipas mjekëve, faktori gjenetik dhe sëmundjet kronike janë shkaktarët e rasteve të vdekjeve nëpër familje.
MIRANDA PAJAZITI- QENDRA KOVID TETOVË
Ky rast nuk ka ndodhur tani por para tre jave janë tre të vdekur nga e njëjta famije. Kanë vdekur në kushte shtëpiake mirëpo të tre me komorbiditet, pacientja më e re e moshës 36 vjecare ka qenë më obezitet dhe sëmundje gjinekologjike si dhe sëmundje shoqëruese. Edhe prindërit I ka pasur me sëmundje , prindi ka qenë me kancer në fazën terminale ndërsa e ëma me kardiomiopati , dmth faktori gjenetik luan një rol shumë të madh në këtë betejë.
Edhe pse raportohet për një rënie të lehtë të hospitalizimeve, në Spitalin Klinik në Tetovë thonë se shqetësuese paraqitet gjendja klinike e të shtruarve në spital.
MIRANDA PAJAZITI- QENDRA KOVID TETOVË
Gjendja ka filluar te stabilizohet, numrat bien edhe pse fatkeqësisht kemi shumë të hospitalizuar , gjendja është e stërngarkuar me 108 të hospitalizuar , shumica janë në oksigjen 106. Fatkeqësisht brenda 24 orëve kemi dy viktima, mbi 50 vjec dhe mbi 70 vjec. Kemi rritje të numri te kontrolleve në ambulantë prej mbrëmë kemi pasur 146 kontrolle në ambulantë , kjo do të thotë që edhe vetëdija rritet sepse nuk vijnë në fazën terminale në spital por vijnë gjatë simptomeve të para.
Në Tetovë për shkak të interesimit në rritje për imunizim, në shërbim janë vënë edhe pika të reja vaksinimi. Njëra prej tyre punon deri në mesnatë, me qëllim që t`u dalë në ndihmë qytetarëve që dëshirojnë të marrin doza të vaksinë.
MIRANDA PAJAZITI- QENDRA KOVID TETOVË
Në krahasim me javën e kaluar që kishim vetëm 19% të vaksinuar, këtë javë kemi mbi 35%, nurmi I të vaksinuarve rritet dhe po shtohet vetëdija vetëm sot kemi 264 të vaksinuar. Rradha për pritje nuk ka vaksinat janë të gjitha të mira dhe I lus të vijnë dhe të vaksinohen.
Aktualisht në Tetovë shënohen mbi 2.000 raste aktive me COVID-19, kurse autoritetet e vendit, për shkak të situatës së përkeqësuar, kanë vendosur që mësimi me prezencë fizike të nis vetëm për shkollat fillore. Shkollat e mesme dy javë do të zhvillojnë mësim online. /KlanMacedonia