Maqedoni

TetovaSot: Ilir Demiri kandidat i ASH-së për Tetovën, Vjollca Berisha bartëse liste?

Zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, janë zgjedhjet që mund të ndryshojnë matematikat e partive politike shqiptare. Kush e fiton Tetovën i fiton edhe zgjedhjet parlamentare, pasi Tetova njihet si qendër më e madhe e partive politike shqiptare. TetovaSot ka arritur të sigurojë dy emrat e mundshëm që do të garojnë nën siglën e ASH-AAA-së për Tetovën. Ilir Demiri do të jetë kandidat për kryetar komune, ndërsa Vjollca Berisha bartëse liste. Këta dy emra për ASH-në janë emrat e fitores së madhe në Tetovë. “Me Ilir Demirin si kandidat për kryetar komune dhe Vjollca Berishën si bartëse liste, Tetovën e fitojmë bindshëm. Ju e shiheni se ASH-ja e ka seriozisht për të fituar Tetovën dhe jemi të fokusuar për ta fituar. Ne takohemi me qytetarë dhe ata na mbështesin pa rezervë për një ndryshim të madh që do të ndodh në Tetovën që do t’ia rikthjemë krenarinë” thotë për TetovaSot anëtari i degës së Tetovës i cili dëshironte të ngelej anonim.