Maqedoni

Tetovarja paraqet burrin në polici për dhunë – ai kapet me pushkë gjuetie

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur gjatë ditës së lamë pas. Një 36-vjeçare nga Tetova, ka denoncuar burrin e saj në polici për dhunë dhe kërcënim ndaj jetës së saj, transmeton TV21. Bëhet e ditur se burri i saj është kapur edhe me pushkë gjuetie.

“Dje (01-janar) në ora 16:00, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 32-vjeçarin Z.J nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpi në një fshat të Tetovës ku jetonin dhe e ka kërcënuar. Gjatë privimit, nga Z.J. është marrë një pushkë gjuetie me 45 fishekë, në pronësi të gjyshit të tij. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresa e parashikuar ligjore”, qëndron në njoftimin e SPB Tetovë.