Maqedoni

Tetovarët edhe me orë policore edhe pa rrymë?

Iniciativa qytetare “Boll më” nê facebook denoncon:

Dhjetëra herë gjatë këtij dimri, lagjet e Tetovës mbeten pa energji elektrike?! Sonte, Lagjja “Bllok 82”, një pjesë e lagjes “Teqe”, “Reçicë e vogël”, “Reçicë e Madhe”, “Bogovinë” dhe disa lagje tjera, për disa orë pa paralajmërim paraprak janë pa energji elektrike?! Edhe me rregjim të orës policore edhe pa energji elektrike, ÇKA DUHET TË BËJ POPULLATA? KY ËSHTË KULMI !

Deri kur? A ka fund PAPËRGJEGJËSIA DHE DILETANTIZMI I EVN-së? Ku mbetën direktivat evropiane për furnizim me energji elektrike???

DERI KUR DO TË TOLEROHET SJELLJA E TILLË E EVN-së???

EVN_OFF
#BOLL_MË 😡