October 17, 2024

Dje më 12.07.2024,Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum në bashkpunim me Aleancën Franceze, organizuan orë poetike-Homazh për gjeniun e letrave shqipe Ismail Kadare. Ky aktivite u përshëndet së pari nga Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum z.DAIM ILAZI,para një publiku akademik, me poet, ambassador, student,nxënës, diplomat të lartë,intelektual tetovar etj .Pasi mbajtëm një minut heshtje, Kryetari Daim ILAZI mbajti një fjalim reth krijimtaris dhe biografisë të Kolosit, gjeneralit të letërsisë shqipe me përmasa planetare Ismail Kadare.Ai potencoi me pak fjalë që Ismail Kadare ishte Ambasadoti më i madh që me veprat e tij afirmoi Kombin dhe vlerat e kombit në tëtët ruzullin tokësor, do ngelet i pa vdekshëm nëpërmjet krijimtaris që la pas. Drejtoresha e Aleancës Franceze zonja Mimoza Ceka poashtu tha disa fjali në gjuhën frenge pasi Ismail Kadare i cili ka jetuar gjatë kohë edhe në Paris dhe ka pasur edhe shtetësi franceze. Poashtu fjalë përshëndetëse pati edhe zonja Donika Bakiu,e cila përfaqësoi Komunën e Tetovës. Manifestimi u shoqërua dhe me orën poetike,ku shumë shkrimtarë,poet të Oeneumit , intelektual,si dhe poetesha të reja,lexuan poezit më të bukura nga opusi i Ismail Kadare,si dhe thëniet e tijë të gërshetuara me mesazhe fuqiplote. Në fund pati një koktej modest dhe u nënshkrua dhe dergua telegram ngushllimi për Zonjën Helena Kadare,vajzave e tij Gresa dhe Besiana dhe gjithë kombit shqiptarë për humbjen e gjeniut të letërsisë që siç thot populli, një figurë markante si Ismail Kadare lind një herë në 100 vjet.Lavdi Kolosti tonë për jetë e mot.

DAIM ILAZI
Kryetari i shoqatës shkrimtarëve
OENEUM-TETOVË