Maqedoni

Terrorizohet gruaja nga Gostivari vetëm se djali i saj kishte të veshur bluzë me shqiponjë! (DOKUMENTE)

Shkup, 24 gusht – Përveç shtetasve të Kosovës, policia serbe ka nis të terrorizojë edhe shtetasit e Maqedonisë që kalojnë tranzit nëpër Serbi. Dhe kjo, edhe për shkaqe më banale. Një përvojë të këtillë dje e ka pas një familje shqiptare nga Gostivari, burrë e grua dhe djali i tyre i mitur, të cilët pas pushimeve në vendlindje, janë nisur drejt BE-së ku edhe jetojnë prej vritesh, shkruan gazeta KOHA.

Afër Beogradit, një patrollë e policisë së Serbisë ka ndaluar veturën e shqiptarit nga Gostivari, ndërsa i kanë marrë në stacion të policisë vetëm sepse djali i tyre i mitur, ka pasur të vesh një bluzë me shqiponjë.

Nga ora 19 e ditës së djeshme e deri sot pasdite, policia kishte mbajtur peng familjen shqiptare në polici, ndërsa para gjykatës e ka nxjerrë nënën e djalin, S.B, e cila është dënuar me 30.000 dinarë si dhe është shpallur “person non grata” deri në vitin 2031, raporton KOHA.

Advertisements

Gruaja nuk është lëshuar derisa e njëjta ka paguar gjobën në para dhe kur e ka firmosur vendimin gjyqësor, me të cilën asaj i ndalohet hyrja në territorin serb për 7 vitet e ardhshme.

Gazeta KOHA e ka të njohur identitetin e gruas, ndërsa ditëve në vijim, do të raportojmë me gjerësisht për rastin në fjalë.

Ndryshe, ky i familjes shqiptare nga Gostivari nuk është rast i vetëm kur terrorizohen shqiptarët nga policët serb. Përveç ryshfetit, në shumë raste, shqiptarët që kalojnë edhe tranzit nëpërmjet Serbisë, po keqtrajtohen dhe madje po futen në burgje vetëm se janë shqiptarë. (koha.mk)