Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm pjesën jugore të Maqedonisë së Veriut, afër Demir Kapisë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Konçe, në një thellësi prej 9 kilometrash.
Tërmeti është ndjerë edhe në Strumicë, Vallandovë, Radovish dhe Kavadar.