Tërmet i lehtë u ndje edhe sot në Maqedoni
Tërmet me intensitet prej 2,6 ballëve sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar sot pasdite në orën 17:10 me epiqendër në rajonin e Strumicës.
Siç njoftoi Opservatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematikor-Natyror, rrjeti i tij sizmologjik me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, e ka regjistruar tërmetin epiqendra e të cilit ishte120 kilometra në juglindje të Shkupit në rajonin epiqendror të Strumicës.