Tërmet është ndjerë në Gostivar dhe Tetovë, epiqendra në Shqipëri
Një tërmet me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane është regjistruar mbrëmë 15 minuta pas mesnate.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 80 kilometra në perëndim të Shkupit, me lartësi prej 3.3 ballë të shkallës së Rihterit.
Tërmeti është ndjerë në Tetovë, Gostivar dhe në rrethinë.