Kosovë

Tensionet në Kosovë, Edi Rama heshtë, e “thumbon” Edi Paloka i PD-së!

Tensionet në Kosovë, Paloka – Ramës: Ke ndonjë fjalë për të thënë apo, mos i bihet në qafë Serbisë

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka ka reaguar pas tensionimit të situatës në Veri të Kosovës.

Ai ka akuzuar kreun e qeverisë Rama duke u shprehur se “ku e ka futur kokën ”nacionalisti” i një jave më parë që bërtiste në Parlament për Kosovën?”.

Postimi i plotë:

Ka ndonjë fjalë për të thënë Rama për tensionet e nxitura nga Vuçiç në Kosovë, apo do dalë prapë të kërkojë që “mos i bihet në qafë Serbisë” ?

Ku e ka futur kokën ”nacionalisti” i një jave më parë që bërtiste në Parlament për Kosovën?