September 20, 2024
Maqedoni

Tensione në Këshillin e Strugës, ASH kërkoi distancim nga kryetari “Non Grata” Ramiz Merko, BDI refuzoi

Keshilli i Komunës së Strugës, me shumicë votash refuzoi kërkesën që të vendoset në rend dite miratimi i Deklaratës me të cilën Këshilli i Komunës së Strugës disncancohet nga Non Grata Ramis(z) Merko.

Kjo kërkesë u parashtrua nga Këshilltaret e ASH në Keshillin e Komunës, duke dashur që të jepet një mesazh simbolik se Syruga dhe struganët nuk meritojnë një kryetar që është në Listën e Zezë amerikane.

Pasi kerkaa u refuzua, keshilltarët e ASH-së leshuan mbledhjen në shenjë revolte.
“ Këshilltaret e ASH lëshuan Mbledhjen e Keshillit të Komunës së Strugës, për shkak se nuk u miratua kërkesa që të vendoset në rend dite miratimi i Deklaratës me të cilën Këshilli i Komunës së Strugës disncancohet nga Non Grata Ramis(z) Merko”, njoftoi dega e ASH në Strugë.