Maqedoni

Telma: Dy gra kumanovare kanë sulmuar burrat e tyre

Dy gra nga Kumanova kanë sulmuar burrat e tyre, kurse njëra prej tyre ka sulmuar edhe djalin e saj, në dy raste të ndara, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës, raporton Telma.

Dje në ora 20:30, zyrtarë policorë nga SVR Kumanovë kanë privuar nga jeta tridhjetë e pesë vjeçari A.S. nga Kumanova pasi e ka sulmuar fizikisht djalin e saj dhe e ka kanosur me sende të mprehta bashkëshortin. Ajo është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të dorëzohet kallëzim përkatës.

Më vonë në orën 18:00 në SPB Kumanovë, një 38-vjeçar nga Kumanova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij L.E. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit./Lideri