Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup ndau vendime pune për 9 aktorë
Nga Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup njoftojnë se janë ndarë vendime punë për nëntë aktorë, përcjell TV21.
“U ndanë nëntë vendime pune në kohë të pacaktuar për nëntë aktorë. Blerim Dardhishta, Eldin Shiroki, Dea Pajaziti, Melika Kastrati, Mumin Abdullahi, Ilir Reçi, Flakron Aliu, Gëzim Zherka dhe Beqir Ademi, i gëzofshi që të gjithë ju! Kjo është shumë e rëndesishme për vetë aktorët, poashtu edhe për institucionin tonë, duke ju ofruar siguri dhe stabilitet në vendin e punës!”, thonë nga Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup.