Maqedoni

Të shtunën në Kumanovë shënohet “Dita e Plisit” në 580 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

Të shtunën, më 2 mars, në Kumanovë shënohet Dita e Plisit. Është zgjedhur kjo datë pasi përkon me 580-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, si ditë e madhe historike për gjithë shqiptarët, thotë për portalin Lideri.mk njëri nga organizatorët, Idriz Sinani.

“Në këtë ditë të veçantë, ne bashkë me Shoqatën për Shkencë dhe Kulturë “Pellazgët” me qendër në Tetovë, e drejtuar nga z.Shefki Selami, këtu në Kumanovë shënojmë Ditën e Plisit, simbolit të shenjt kombëtar të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë”, deklaroi Sinani për Lideri.mk, ndryshe udhëheqës i Forumit Ndërkombëtar për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Ballkan (IGFM).

Ai shton se Plisi i bardhë e dëshmon më së miri prejardhjen tonë të lashtë më se 5 mijë vjeçare në këto treva. Për atë, plisi për ne shqiptarët ka rëndësi të veçantë pasi paraqet identiteti tonë kombëtarë dhe autoktoninë tonë në këto troje ku jetojmë./Lideri