Maqedoni

Të shtunën mbahet seanca për votimin e Qeverisë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot ka njoftuar mandatarin se seanca për përzgjedhjen e Qeverisë së re, do të mbahet të shtunën në ora 11:00.

Sot, Kovaçevski edhe zyrtarisht ia dorëzoi propozim përbërjen e Qeverisë së re dhe shprehu pritshmëri që të njejtit të pranohen dhe miratohen.