Të shtënat në Kaliforni, i dyshuari për vrasjen e 10 personave gjendet i vdekur
Policia e Kalifornisë ka identifikuar personin e armatosur të dyshuar për vrasjen e 10 personave në Festivalin e Vitit të Ri Hënor, në Monterey Park pranë Los Anxhelosit.
Njësia speciale policore e ka gjetur të dyshuarin të vdekur në timonin e një furgoni të bardhë.
Dyshohet se ai është vetëvrarë me armë zjarri, sipas autoriteteve.
Festimet për Vitin e Ri Hënor ishin duke u zhvilluar në Monterey Park, i njohur për popullsinë e tij të madhe aziatike.
Ende nuk dihet motivi i ngjarjes.
10 persona të tjerë u plagosën në të shtënat dhe shtatë janë ende në spital, disa në gjendje kritike, tha policia në një konferencë shtypi të dielën pasdite në Monterey Park.
Nga viktimat, të gjithë ishin aziatikë ku pesë ishin gra dhe pesë burra.