July 2, 2024
BallinaMaqedoni

Të shtëna në Studeniçan, plumbat përfunduan në veturë

Sot (26.05.2024) në ora 03:00 në SPB Shkup, S.S.(43) nga fshati Batincë/Studeniçan, Shkup, ka raportuar se me datë 25.05.2024 rreth orës 21:50 në zonën e fshatit Batincë, Shkup, duke drejtuar veturën “Volksvagen golf” me targa të Shkupit, ka dëgjuar të shtëna. Pasi ka ndaluar ai ka vërejtur dëmtime nga armët e zjarrit në pjesën e pasme të veturës, transmeton Lideri.mk.

“Nuk ka persona të lënduar. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB./Lideri