Të rinjtë mund të kthehen, vetëm nëse anëtarësohemi në BE – thotë Ali Ahmeti
Portugezët, polakët, bullgarët, rumunët “iu kthehen vatrave të tyre”, pasi vendet e tyre u anëtarësuan në Bashkimin Evropian, e njëjta presim që të ndodh edhe nëse Maqedonia e Veriut anëtarësohet në BE.
Kështu lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në ClickPlus në TV21 shprehu bindjen se realizimi i interesit strategjik të vendit, do të krijonte edhe mundësi të mira për jetesë – gjë e cila do të rezultonte edhe me kthimin e të rinjve në vend.