Të rinjtë mësohen si të përballen dhe të luftojnë korrupsionin
Të rinjtë e partive politike në vend do të mësojnë si të mbajnë ditar antikorrupsion, në kuadër të luftës kundër korrupsionit, që si politikanë të ardhshëm do të duhet ta realizojnë në praktikë. Në hapësirat e prokurorisë publike, së pari gjimnazistët, e tani edhe studentët dhe të rinjtë e partive politike do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi se si të ballafaqohen me korrupsionin përmes disa punëtorive. Sipas ekspertëve, ky është hap shumë domethënës sepse këta politikanë të ardhshëm edhe si të rinj do t’i mësojnë mjetet për ta çrrënjosur korrupsionin