June 22, 2024
Maqedoni

Të ngritet vetëdijesimi për diabetin

Në parkun e Qytetit në kryqytet u organizuan aktivitete edukative sa i përket ngritjes së vetëdijes për diabetin dhe ndërgjegjsëimit të personave me këtë sëmundje, se si ata jetojnë dhe si të bëhen pjesë e barabartë me të tjerët në këtë shoqeri. Njëherit u dërguan mesazhe për të pasur trajtim të vazhdueshëm bashkohorë ku ata do të mund të kontrollojnë sheqerin pa pasur implekime shtesë finansiare.
“Në thelb dëshriojmë të arrijmë qëllimin ku do të krijojmë një kulturë të përgjithshme për diabetin në vend dhe për menaxhimin e  sukseshëm të diabetit, ku shteti do tua mundësojë këtyre personave SGM sistemet apo të njohurë si sensorë për  trajtimin e kësaj smundjeje edhe për diabetin e tipit 1.”, tha kryetari i  Unionit të Diabetikëve, Dime Velev.
Sensorët e matjes së glikemisë, apo sheqerit  në gjak pa dhimbje tek këto kategori të qytetarëve lehtësojnë dukshëm trajtimin e kësaj sëmundje sidomos tek fëmijët, mirëpo qytetarët thonë se këto sensorë që aktualisht marrin nga institucionet shëndetësore nuk ua mbulon kohën për tërë muajin. Andaj ata janë të detyruar t’i blejnë të njëjtat në privat.
“Po, këto sensorë e lehtësojnë dukshëm përjcelljen e shqerit në gjak. Sensorët cilësor mundësojnë që të përcjellim glukozën e fëmijëve tanë edhe përmes celularëve, mirëpo shpeshë herë transmitorin të cilin ne e karikojmë në këto sensorë që po na i japin, zgjatë vetëm për tre ditë, në vend 14 ditë. Andaj detyrohemi të blejmë privat sensorët në vlerë prej 50 euro të cilët kanë kohëzgjatjen më të gjatë se ato që na i japin.”, tha Konstadin Konstadinovski, prind i një vajze me diabet.
Këto sensorë janë shumë të thjeshtë për t’u përdorur, vendosen në pjesën e sipërme të krahut dhe matet glikemia me pajisje elektronike ose celular. Gjatë kësaj periudhe ministria e shëndetësisë kishte siguruar sensorë për 650 pacientë, të dedikuar fillimisht për fëmijë dhe të rinj deri në 18 vjeç, grate shtatzëna me dibaettë tipit 1, ndërsa të tjerët u dorëzuan në Klinikën Universitare të Endorkrinologjisë.