Maqedoni

Të moshuarës në Shkup i digjet shtëpia, dyshon te “EVN-ja” (VIDEO)

Në pasditën e 26 Prillit zjarri ka kapluar shtëpijnë e Xhulsuma Baleva.

”Filluan pëlcitjet sikur të ishin bomba. Vrapova pas shtëpisë sepse atje i kemi matësit e rrymës, ta shoh mos po nodhë diçka aty. I thirra edhe fqinjtë për shkak se ne i kemi tre shtëpi të ngjitura njëra pas tjetrës. Sapo i kontrolluam matësit e rrymës tek ne, e pamë se nuk ka gjë, fillun të pëlcasin tek fqinjtë” – tha Baleva Xhulsuma.

Shtëpia e saj u dogjë tërërishtë ndërsa edhe dy shtëpit e fqinjëve pësuan dëmtime.

Ajo dyshonë se shtëpia e saj u dogjë si pasojë e keq instalimit të rrymes nga ana e EVN-s.

”Erdhën ekipe e EVN-së, hapën një gropë dhe e morrën një kutijë që shërben si largpërçues dhe askush nuk e ka raportin për këtë rast. Na thanë se raporti do të bëhet nga Krim-teknika por ja kaluan dy javë dhe nuk ka asgjë prej atje” – tha Baleva Xhulsuma.

Baleva tanimë dy javë po flen tek fqinjtë, e ditën është jashtë për shkak se nuk ka ku të shkojë. Nuk e ka vizituar askush nga Komuna, e ndihma e vetme ka ardhur nga një aktivitet sporti, ku janë mbledhë para për ti ndihmuar.
Kontaktuam edhe EVN-në, ku nga atje morrem përgjigje duke thenë:

“Ekipet e Elektrodistribuimit mënjëherë kanë invervenuar në terren dhe e kanë shkyçur furnizimin me energji elektrike për kohë shumë të shkurtër. Zjarri nuk ka ndodhur në pjesën e rrjetit të Elektrodistribuimit ose si pasoj e çfarëdo gjëje lidhur me rrjetin e kompanisë” – thonë nga EVN.

Përderisa nga EVN thonë se kjo nuk ka ndodhur si pasoj e rrjetit të kompanisë, Xhulsuma Baleva do të jetojë në këtë objekt, që dikur ishte shtëpi për të./KlanMacedonia