Të mërkurën kujtohet vepra heroike e dëshmorit Asip Emërllau nga Hotla e Likovës
Të nderuar e të dashur miq,
Më datë 23 Qershor bëhen 20 vite nga rënia në altarin e lirisë të dëshmorit të kombit Asip Emërllaut. Asipi ju kishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që luftonin për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni qysh në celulat e para të kësaj lëvizje kombëtare,i cili shquheshte për trimërin e tij e kështu e deshti lirin për të cilën edhe ra dëshmor.
Andaj me datë 23.06.2021 (ditë e Mërkur)në ora 17:00 ju ftojmë që ta kujtojmë veprën heroike të Asipit duke bërë homazhe në “Sheshin e dëshmorëve” në vendlindjen e tij, fshatin HOTËL.
Po më këtë datë ranë dëshmor Iljasa dhe Mevludin Memedi nga fshati Mateç e një ditë më herët ra dëshmore dhe Gjylsere Saiti nga fshati Hotël .
Ti nderojmë familjet e dëshmorëve,ti nderojmë dëshmorët e lirisë duke i kujtuar çdo vit në përvjetoret e rënies së tyre.
Lavdi dëshmorëve të kombit.