June 26, 2024
Opinion

Të mbyllet perdja e Cirkut të vjetër politik në Maqedoni

Ejup Berisha

Politika në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë tridhjetë e tre viteve pavarsi nga ish krijesa artificiale e njohur si RSFJ, asnjëherë nuk funkcionoi me seriozitet, me dinjitet dhe me përgjegjsi por e njëjta funkcionoi me lojera, intriga dhe manipulime pra ajo u shendrrua në cirk dhe atë më shpesh në tragjik e rrallëherë edhe në qesharak.Kur themë cirk mendoj jo për shkathtësitë e politikanëve për ti bërë me qeshur qytetarët por për ti nervozuar të njejtet. Ky nuk u perkujdes per disponimin e mirë të të gjithë qytetarëve njëlloj por vetëmse për disponimin e një pakice prej tyre. Prandaj sa më shpejtë të mbyllet ky cirk i vjetër politik në vendin tonë aq më mirë për qytetarët. Me ndryshimin e bërë me zgjedhjet e fundit Parlamentare në kampin politik shqiptar në politikë duhet të ngjiten njerëz të ditur, të aftë, serioz, me dinjitet dhe me autoritet. Mjaft më me përzgjedhje palidhje nga ana e partive politike shqiptare të individëve analfabete, të dështuar bile edhe destruktiv neper pozita udheheqëse të institucioneve shteterore dhe publike. Njerëzit të cilët do të angazhohen në këtë aktivitet shoqëror duhet të jenë të njohur për opinionin me të gjërë publik per të mire, të njejtet gjithashtu duhet të jenë personalitete me virtyte, me cilësi njerëzore e me aftësi intelektuale e profesionale por dhe me pedigre. Çdo përpjekje për të vazhduar me çasjen e vjetër e të njëjtë është tentim për të vazhduar me cirkun e vjetër të merzitshëm dhe të bezdisëshëm politik të instaluar nga ana e subjekteve të vjetra politike këtu në vendin tone. Ky cirk asnjëher nuk prodhoi qetësi dhe harmoni ne mesin e qytetarëve por i njëjti te ta shkaktoi vuajtje merzitje dhe pikëllime. Të kthehet besimi dhe bindja pozitive te politikanët dhe te politika të humbur prej kohesh këtu te ne. Këtë besim duhet kthyer patjetër nëse politikanët duan që tu besojnë qytetarët. Ndërsa të gjithë qytetarët janë njerëz me dëshira, me nevoja dhe me ambicje e jo vetëm politikanët. Këto deshira, ambicje dhe nevoja nuk kanë mundur ti realizojnë shumica e njerëzve sepse për të gjitha gjërat ne jetët e tyre kanë vendosur politika dhe politikanët. Këta në vend të zbatimit të inetresit të përgjithshëm përher e kane zbatuar interesin individual dhe atë të ngushtë grupor. Elita e re udheheqëse politike që po instalohet në skenën politike çëndrore shqiptare këtu në RMV besoj se do të jetë më ndryshe më e pjekur më e vetëdijshme dhe më e përkushtuar për realizimin e intersit të përgjithshëm dhe nuk do të bën shaka me interesat jetike të qytetarëve shqiptar si individ dhe me ato kolektivet si komb. Unë fatmirsisht i njoh tre prej pesë udheheqësve të koalicionit VLEN dhe fatmiresisht këta që i njoh i njoh për të mirë e jo për të keq. Për Izet Mexhitin, Afrim Gashin,dhe për Arben Taravarin fatmiresisht kamë bindje e mendime pozitive si dhe konsiderate të lartë. Këta përsëris i njoh për të mirë dhe besoj se të njejtët në politikë do ta instalojnë seriozitetin dhe përkushtimin për të bërë vepra dhe punë të duhura e të domosdoshme. Si dhe të sillen mire e me kujdes maksimal për ne qytetarët në përgjithësi. Koha është që këtu te ne të mbyllet perdja e Cirkut të vjetër politik.