Kolumna

Të mbështesim iniciativën për hapjen e një Biblioteke në Manastir

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Të nderuara motra dhe vëllezër shqiptarë kudo që gjendeni në trojet tona dhe në mërgatën shqiptare. Ju ndoshta keni pasur rastin këtyre ditëve të lexoni një njoftim të shkruar dhe të shpërndarë në facbook se këtyre ditëve është marrë një iniciativë për hapjen e një biblioteke në qytetin e Manastirit. Do të hapet mu aty në objektin e mbajtjes së Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Iniciativa është ngritur nga një vajzë studente nga Haraçina e cila quhet Emira Selimi.Inciativës për hapjen e bibliotekës me libra shqip në qytetin e Manastirit, mu në këtë muze historik të shqiptarëve ku u mbajt Komgresi i Manastirit ka hasur në një mbështetje të madhe nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Gati çdo ditë të nderuarës z.Emira Selimit i arrijnë libra dhuratë për paisjen e kësaj biblioteka me libra. Të nderuara motra dhe vëllezër shqiptarë ju kishe apeluar dhe ju kisha lutur që iniciativën e z.Emira Selimit ta mbështesim shpirtërisht duke i dhuruar libra aq sa kemi mundsi.

Zoti e bekoftë z. Ermira Selimin! Zoti i bekoftë të gjithë dhuruesit e librave për bibliotekën e Manastirit! Zoti i të gjithë shqiptarët kudo që që gjenden në trojet tonë dhe në çdo cep të botës!