Opinion

Të gjithë shqiptarët mund të jenë President Republike por jo edhe Bujari, postin e meriton Taravari

Ejup Berisha

Jeta bashkëkohore gjithmonë evoluon zhvillohet dhe ecën përpara, këtë duhet ta bëjë edhe Republika e Maqedonisë së Veriut si shtet në aspekt politik. Kjo pra duhet ta mundësojë jo vetëmse kandidimin por edhe zgjedhjen e shqiptarëve në postin N-1 në shtet atë të Presidentit të Republikës. Në një shtet dhe në një shoqëri demokratike të gjithë qytetarët duhet të kenë mundësi dhe të drejta të barbarta që të marrin pjesë në procesin politik me qëllim që të jenë aktor aktiv në të gjitha sferat e verpimit shtetëror dhe shoqëror, si dhe të kenë mundesi reale që të njejtët ti realizojnë ambicjet e tyre personale. Edhe neve si shqiptar duhet të na jepet mundësia reale që të kandidojmë dhe të zgjedhemi jo vetëmse formalisht por edhe faktikishtë në postin e Presidentit të Republikës.Nëse kundërshtarët e idesë për mundësi dhe të drejta të barabarta edhe për shqiptarët në këtë shtet mendojnë se nuk ka shqiptarë të denjë, të aftë, të arsimuar, intelegjent dhe të përgatitur për këtë post atëher këta nuk i njohin aspak bashkshtetasit e tyre shqiptarë të cilët në aspekt të shkollimit dhe të aftësive professionale kanë ecur shumë përpara sikurse edhe maqedonasit bile do të thoja se edhe po i tejkalojnë këta të fundit.Prandaj për ta vlersuar dikë se a është i aftë dhe i denjë në çdo aspekt dhe fushë të jetës si në aspekt personal dhe profesional atëher atij personi duhet ti besosh diçka të madhe në politikë psh edhe postin e Presidentit të shtetit.
Nëse dikush mund ta paragjykoj dhe t’ia mohoj aftësitë reale personale dhe profesionale ndonjë shqiptari atëher unë atyre u themë se vetëm nëse kanë pak dyshime për aftësitë e bashkshtetasve të tyre shqiptar atëher e shfrytëzoj rastin që të njëjtëve
tu theme që mos të habiten sepse
ka edhe shqiptar shumë të aftë dhe të shkathët apo
shkurt thënë edhe shqiptarët janë në nivelin intelektual, moral dhe njerëzor të bashkshtetasve të tyre maqedonas të cilët deri tani kanë qenë të zgjedhur në postin N-1 në shtet që nga periudha e pavarsisë së RMV-së në vitin 1991 e deri më sot. Se shqiptarët si kuadro të përgatitura, të afta dhe të dëshmuara mund të ushtrojnë edhe poste të rëndësishme shtetërore dhe publike këtu në vendin tone këtë ata e kanë dëshmuar shumë shpesh dhe të njëjtët këtë vazhdojnë ta bëjnë akoma. Në Maqedoninë e Veriut konsideroj se kanë rënë tabutë lidhur me atë se a ka shqiptar të denjë dhe të zotë për të ushtruar poste shumë të rëndësishme dhe të larta politike. Vlenë te thuhet se një qasje të ngjashme pozitive ndaj shtetit dhe qytetarëve mund ta ketë edhe Presidenti i Republikës i cili një ditë mund të jetë edhe shqiptar pse jo, përpos kandidatit për President të mundshëm të shtetit nga radhët e BDI-së Bujar Osmanit i cili nuk e meriton atë post.Dhe nëse ky nuk e meriton të njëjtin post e meriton Arben Taravari. Me të është më ndryshe ai plotësishtë meriton të zgjedhet President i Republikës pa kurrfar hamendjesh dhe dyshimesh. Pra ky i fundit si shqiptar përpos që do ti mbronte i njëjti gjithashtu edhe do ti përparonte interesat e shtetit dhe të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së veriut. Prandaj Presidenti i Republikës i cili nesër mund të jetë shqiptarë nuk do ta dëmton shtetin dhe qytetarët e RMV-së por përkundrazi i njëjti do ta zhvillonte dhe do ta përparonte shtetin por edhe do të punonte në realizimin e interesave të përgjithshme dhe do të kontribonte për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu në RMV. Me bindje të gabuara e të vjetruara nuk mund të shkohet pëpara prandaj këto duhet të eliminohen dhe të zëvendësohen me bindje të reja pozitive dhe përparimtare. Le te zgjidhet njëherë nje shqiptar në postin e Presidentit dhe pastaj mund të flasim me skeptikët që nuk kane besim dhe atyre tu themi se e kanë pasur dhe e kanë shumë gabim pasiqë edhe shqiptarët mund të jenë personalitete të duhura për ta ushtruar postin e të parit të shtetit.