Maqedoni

Të dehur, me shpejtësi… – Ja sa dënime dha policia dje në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 83 masa, nga të cilat tri sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit”, thonë nga MPB.

Kontrollet në trafik do të vazhdojnë, ndërsa nga MPB apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion./KlanMacedonia