Të burgosurit e Idrizovës nesër futen në grevë, çmimet në kantinën e burgut më shtrenjtë se në hotele luksoze
Të burgosurit e Idrizovës paralajmërojnë se nesër do të futen në grevë urie. Shkak për revoltën e tyre janë çmimet e karga në kantinën e burgut, që ata nuk mund ti përballojnë.
“Janë çmimet më të shtrenjta se në hotelet luksoze. Këtu po bëhen keqpërdorime nga pronari i kantinës një farë Ivica Zdravevski, por edhr nga një i burgosur me emrin Dule”, thotë për Lideri.mk, Val Zekaj, i burgosur në Idrizovë.
Ai është organizator i grevës, për të cilën paralajmëron se do i bashkangjiten të gjithë të burgosurit.
“Një Coca Cola në kanaçe shitet 70 denarë, kur dihet se ajo meret me çmim 25 ose 30 denarë. Nga keqpërdorimet që bëhen këtu në muaj fitohen 15 deri 20 mijë euro në muaj. I bëjmë apel ministrit të ri të drejtësisë të ndërpresë këto keqperdorime. E dimë se është i ri ne post, por e lusim ministër vendos rend dhe ndërprej keqpërdoruesit”, apelon Zekaj duke porositur se përndryshe greva nuk do ndërpritet.
Ai ka dërguar edhe disa fatura, që thotë se dëshmojnë keqpërdorimet që bëhen e që mund ti shihni në vazhdim.