September 20, 2024
Maqedoni

Taravari vizitoi kompaninë e sukseshme në Dubai, e themeluar nga dy shqiptarë nga Shkupi

Nder i veçantë që së bashku me Valbon Limanin të vizitojmë kompaninë “LEORON” me seli në Dubai, ku u prita nga Tatjana Kolovçevska (Managing Director for UAE Office), Lule Bunjaku (Director – UAE-L&D Solutions) dhe Romir Jakupi (Lead Procurement Specialist).

“LEORON” është një storie unike suksesi nga disa të rinj inovativë nga vendi ynë me në krye themeluesit e saj Arben dhe Val Jusufi, e cila tanimë është një brend i njohur botëror në fushën e trajnimeve korporative dhe EdTech në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Numëron mbi 350 të punësuar, ku 200 janë në Maqedoninë e Veriut, e së fundmi në zyrat e tyre të sapohapura në Gostivar fillimisht me 25 të rinj të punësuar, e si target në 4 vitet e ardhshme ky numër pritet të arrijë 100.

Të rinjt si Arbeni dhe Vali meritojnë respektin dhe mbështetjen tonë maksimale në rrugën e tyre të suksesit si një shembull për rininë tonë të mrekullueshme.