BallinaMaqedoni

Taravari ua tregon “Efridollat” kundërshtarëve: Pini dy herë në ditë pas buke!

Pas përfundimit të “luftës” për vota, të mërkurën ka vazhduar “lufta psikologjike” mes dy taboreve politike shqiptare, shkruan Lideri.mk.

Në funksion të kësaj “luft”, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, si një nga udhëheqësit e koalicionit VLEN, ka postuar një foto me Efridolla në dorë, duke bë edhe një dedikim kundërshtarëve.

“Unë pata thënë se jam doktor dhe se në fund i jap unë ilaçet!
2 herë në ditë pas buke
Të shkuara!
NDRYSHIMI U KRY!”, ka shkruar Taravari duke postuar fotografinë./Lideri