Maqedoni

Taravari takon Edward Joseph, prioritete vetingu në drejtësi, çkapja e shtetit dhe forcimi i institucioneve për luftimin e korrupsionit

Sot në Tetovë, U.D. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr Arben Taravari u takua me Prof Edward Joseph nga Universiteti John Hopkins në SHBA, për të diskutuar zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.

Palët u pajtuan që problemi më i madh i Maqedonisë së Veriut është korrupsioni dhe mungesa e shtetit të së drejtës. Dr Arben Taravari foli për prioritetet e Aleancës për Shqiptarët në këtë rrafsh, duke veçuar vetingun në drejtësi, çkapjen e shtetit dhe forcimin e institucioneve për luftimin e korrupsionit.

Dr Arben Taravari dhe Prof Edward Joseph u angazhuan që të koordinohen në mënyrë që Procesi i Berlinit të rinis një ditë e më parë si korniza kryesore e bashkëpunimit midis shteteve të rajonit.