Taravari takohet me ministrin Xhemal Çupi: Diaspora, motori i ekonomisë sonë!
Në komunën e Gostivarit, kryetari i komunës, Arben Taravari sot ka mirëpritur ministrin e diasporës, Xhemal Çupi. Në takim është theksuar rëndësia e diasporës për zhvillimin ekonomik të vendlindjes.
“Kënaqësi të pres ministrin e diasporës, Xhemal Çupi, me të cilin biseduam për pengesat në relacion qeveri – pushtet lokal, me fokus të veçantë problemet dhe ndihmën që mund të japim bashkërisht për diasporën tonë që është motori ekonomik, por edhe i shumë proceseve në vendlindje si dhe atje ku jetojnë e veprojnë”, njoftoi Taravari pas takimit.