Maqedoni

Taravari takohet me Ballën

Lideri i ASH-së Arben Taravari së bashku me nënkryetaren e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi, u pritën sot në takim nga Taulant Balla, ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë.

“Bashkëbiseduam për sfidat e vendeve tona në rrugën eurointegruese, si dhe për domosdonë e intesifikimit të bashkëpunimit dypalësh midis dy shteteve tona.
Theksova se pas përmbylljes së susksesshme të skriningut, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, tanimë duhet të fillojnë me hapjen formale të negociatave me BE-në. Vendet tona e meritojnë këtë falë sakrificave dhe përkushtimit të deritanishëm në këtë rrugëtim.
Z. Balla vlerësoi lartë rolin e Aleancës për Shqiptarët, e cila në momentet më vendimtare ka treguar pjekuri politike për ruajtjen e kursit pro-perëndimor të vendit”, shkruan Taravari.